MENU
klinika

Arrijnë avionët në Kolumbi

Amerika ndihma për Venezuelën, Maduro e quan ‘pushtim’

17.02.2019 - 10:23

Avionët ushtarakë amerikanë me  ndihma humanitare për Venezuelën kanë arritur në qytetin kufitar Kolumbian të Cucuta. Ndihma po magazinohet me kërkesë të udhëheqësit të opozitës të Venezuelës, Juan Guaidó, i cili u deklarua president i përkohshëm muajin e kaluar.

Presidenti Nicolás Maduro ka pohuar se ndihma është pjesë e një komploti të SHBA për të fshehur një pushtim në Venezuelë.

Guaidó tha se rreth 600,000 vullnetarë venezuelanë do të merrnin ndihmën përtej kufirit më 23 shkurt. Mbetet e paqartë nëse ndihma do të lejohet të hyjë në Venezuelë.

Foto e marrë nga Reuters

Duke folur në një konferencë shtypi në Cucuta, administratori i USAID Mark Green tha se ndihma ishte kërkuar nga Guaido sepse Venezuela ishte në krizë humanitare në rritje.

“Fëmijët janë të uritur dhe gati çdo spital në Venezuelë po përjeton mungesa serioze të medikamenteve mjekësore”. Ai tha se kriza kishte arritur përmasa rajonale, me tre milionë Venezuelanë që emigruan në vendet fqinjë në kërkim të ushqimit dhe mjekësisë.

Një përfaqësues i Guaidos tha se më shumë pikë grumbullimi për ndihma po hapeshin në Brazil dhe Karaibe. Ai tha se takimet do të zhvillohen me qeverinë braziliane këtë javë për të përcaktuar detajet e objekteve të magazinimit në shtetin brazilian të Roraima në kufirin me Venezuelën.

Foto e marrë nga Reuters

Presidenti Maduro e ka quajtur operacionin një shfaqje të orkestruar në SHBA dhe mohon se ka ndonjë krizë. Të premten ai urdhëroi ushtrinë të qëndronte në gatishmëri të lartë kundër asaj që ai e përshkroi si “planet e luftës” të SHBA.

Guaido, i cili është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore si president i përkohshëm i Venezuelës, përsëriti thirrjen e tij për ushtrinë venezueliane për të lejuar që ndihma të kalojë, por është e paqartë nëse do ta bëjnë këtë.

Ai ka caktuar 23 shkurtin si datën për lëvizjen e ndihmës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interesat e fshehura të rusëve

Pse Putinit i intereson kaq shumë Venezuela?