MENU
klinika

Çfarë tregon ajo?

Analiza e anioneve në gjak, kur duhet bërë me patjetër?

10.02.2019 - 17:48

Një analizë e anionit është një mënyrë për të kontrolluar nivelet e acidit në gjak.

Testi bazohet në rezultatet e një tjetër testi gjaku të quajtur një panel elektrolit. Elektrolite janë minerale të ngarkuara me elektricitet që ndihmojnë në kontrollin e balancës së kimikateve në trup, të quajtur acide dhe baza.

Disa prej këtyre mineraleve kanë një ngarkesë pozitive elektrike. Të tjerë kanë një ngarkesë negative elektrike. Hendeku i anionit është një matje e diferencës midis elektroliteve të ngarkuara negativisht dhe të ngarkuar pozitivisht. Nëse hendeku i anionit është shumë i lartë ose shumë i ulët, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi në mushkëritë, veshka ose sistemet e tjera të organeve.

Për çfarë përdoret?

Testi i anionit është përdorur për të treguar nëse gjaku ka një ngarkesë të barabartë të elektroliteve ose acid të shumëtë ose jo të mjaftueshëm. Shumë acid në gjak quhet acidosis. Nëse gjaku nuk ka acid të mjaftueshëm, mund të keni një gjendje të quajtur alkalosis.

Pse kam nevojë për një test anioni?

Mjeku mund të rekomandojë një test gjaku të anionit nëse keni shenja të mosbalancimit në nivelet e acidit të gjakut. Këto shenja mund të përfshijnë:

-Frymëmarrje të shkujrtra;

-Të vjella;

-Rrahje zemre jonormale;

-Ngatërrim;

Nuk keni nevojë për ndonjë përgatitje të veçantë për një analizë gjaku të anionit. Nëse mjeku ka urdhëruar edhe teste të tjera të gjakut, mund të keni nevojë të mos hani ose pini disa orë para testit. Mjeku do t’ju tregojë nëse ka ndonjë udhëzim të posaçëm për t’u ndjekur.

Ky test ka shumë pak rrezik. Ju mund të keni dhimbje të lehta ose ndjesi shpimi në vendin ku është vënë gjilpëra, por shumica e simptomave largohen shpejt.

Çfarë do të thotë rezultatet?

Nëse rezultatet tregojnë një hendek të lartë anioni, mund të keni acidosis, që do të thotë një vlerë më të lartë se nivelet normale të acidit në gjak.

Acidosis mund të jetë një shenjë e dehidrimit, diarresë, ose stërvitje e shumëtë. Mund të tregojë gjithashtu një gjendje më serioze, siç është sëmundja e veshkave ose diabeti.

Nëse rezultatet tregojnë një hendek të ulët anioni, kjo mund të thotë që ke një nivel të ulët të albuminës, një proteine në gjak. Albumina e ulët mund të tregojë problemet e veshkave, sëmundjet e zemrës ose disa lloje të kancerit. Meqenëse rezultatet e ulta të hendekut të anionit janë të pazakonta, shpesh bëhet rishikimi për të siguruar nëse rezultatet janë të sakta.

Testi i anionit në gjak mund të japë informacion të rëndësishëm për ekuilibrin e acidit dhe bazës në gjak.

Por ka një gamë të gjerë rezultatesh normale, kështu që mjeku mund të rekomandojë testime shtesë për të dhënë një diagnozë të saktë.