13.02.2019 - 09:23
KPA ka marrë vendimin përfundimtar për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari.
Dizdari është shkarkuar nga detyra nga KPA, e cila ka lënë në fuqi vendimin e KPK për largimin e tij nga detyra.
Gjyqtari i Kushtetueses nuk kaloi testin e Vetting-ut.
Vendimin e KPK, Dizdari e ankimoi në KPA.
KPA mori në shqyrtim ankimimin dhe vlerësoi si të drejtë vendimin e KPK.
Pasuria e pajustifikuar dhe marrëdhëniet me nipin e tij të dënuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” rrezuan Gani Dizdarin, anëtarin e fundit i Gjykatës Kushtetuese që u perball me procesin e vetingut.