MENU
klinika

Formula 1

Ankth te Ferrari, aksidentohet Vettel

27.02.2019 - 13:54

Mbeten pak më shumë se dy javë që të nisë Botërori i Formula 1 për vitin 2019, por në skuderinë e Ferrarrit sot ka pasur ankth. Sebastian Vettel u përplas me makinën që po kryente testet.

Në kthesën e tretë, një problem mekanik solli aksidentin, për fat, pa pasoja për 4 herë kampionin e botës edhe pse makina ishte me shpejtësi të madhe dhe pësoi mjaft dëmtime.

Përplasja e njëvendëshes me barrierat mbrojtëse ishte e fortë, por piloti gjerman doli vetë nga “kokëkuqja”. Ndërkohë që, organizatorët e testeve valëvitën flamurin e kuq, duke i ndërprerë përkohësisht provat.

Deri në momentin e aksidentit Vettel renditej i dyti për sa u përket kohëve të dhëna. Pas aksidentit, piloti gjerman i Ferrarit u transportua në qendrën mjekësore të pistës spanjolle për disa kontolle rutinë dhe më tej ai u rikthye në bokse.

Gjatë pasdites, në pistë do të zbresë piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, ndërkohë që mekanikët nisën kontrollin e makinës së Vettel për të kuptuar shkakun e problemit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN