01.02.2019 - 19:17
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit edhe ditën e shtunë.
Zyrat nuk do të jenë të hapura vetëm për Tiranën por edhe në disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.