19.02.2019 - 10:10
Pas denoncimit të bashkëfshatarëve një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kurbin.
Shtetasi R.G është denoncuar për posedim të lëndëve narkotike.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Mamurras, Kurbin,iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa”, tha policia.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.