MENU
klinika

Vendimi i qeverisë

Arsimi parauniversitar/ Krijohet Drejtoria e Përgjithshme

27.02.2019 - 18:49

Qeveria ka vendosur ngritjen e drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

“DPAP-ja është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve arsimore parauniversitare, pjesë integrale e sistemit të ministrisë përgjegjëse për arsimin, që kontribuon në realizimin e qëllimit të përgjithshëm për shërbim arsimor cilësor”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Siç thuhet në vendim, misioni i kësaj drejtorie është ofrimi dhe sigurimi i shërbimit arsimor cilësor në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend, ndërsa veprimtaria do të shtrihet në të gjithë vendin.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ky institucion zëvendëson drejtoritë arsimore aktuale.

Vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.