Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku priti sot ish-prokuroren Speciale të Kroacisë Tamara Laptos.
Laptos njihet si gruaja e hekurt që çoi pas hekurave kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader.
Bisedimet u zhvilluan për rëndësinë që ka përzgjedhja e prokuroreve që do jenë pjesë e SPAK-ut, si prokurorë me cilësi të larta morale dhe profesionale.
Gjatë takimit u bisedua gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë periudhe kalimtare deri në krjimin e SPAK-ut, duke theksuar se për të luftuar krimin nuk mund të presim.
Prokurorja nga Kroacia do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.