MENU
klinika

Protesta e opozitës

Artan Hoxha befason: Armët i kishte blerë vetë Berisha

16.02.2019 - 19:42

Detaje të reja janë zbardhur nga protesta e sotme e opozitës.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e Report TV ka zbuluar disa detaje nga protesta e protestuesit.

Hoxha bëri me dije se ishin vetëm 100-200 persona që shkaktuan trazirat sot përpara kryeministrisë dhe kryen incidentet e dhunshme.

‘100-200 persona jo më shumë ka qenë nr i atyre që kanë kryer incidente. Ata ishin të pajisur me shkopinj banderolash, sende të forta, pllaka të bulevardit, dhe me bomba artizanale molotov’, ka thënë artan Hoxha.

‘Në momentin kur janë hedhur bombat Molotov, policia është shpërndarë dhe ka ngelur dera e kryeministrisë pa gardh mbrojtës. Më pas nga brënda Garda kishte marrë masa shtesë.

Turma, në pjesën e skelës ishin aq të shpejtë,saqë e zgjidhën skelën shumë shpejt, ka patur një sulm të vazhdueshëm, dhe gardistët e kishin një problem në pamundesi për të evituar një grup personash të dhunshëm, atëherë garda ka përdorur gazin lotsjellës’.

‘Të gjitha pajisjet që janë përdorur sot me gaz lotsjellës janë pajisje që janë blerë pas 21 Janarit. Për ironi të fatit të Berishës, ato i ka blerë ai vet për të përballuar demonstratat e mundshme në të ardhmen’, përfundoi Hoxha.