25.02.2019 - 17:17
Ashensori i një pallati në ‘Don Bosko’ është këputur duke pasur brenda njerëz.
Në momentin e shkëputes ashensori ka rënë nga kati i katërt, në të parin. Mësohet se brenda ashensorit ka qenë një vajzë e cila ka mbetur e plagosur dhe menjëherë është transportuar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Një grup hetimor po verifikon kushtet teknike dhe mirëmbajtjen e ashensorit si dhe kompaninë që e ka instaluar dhe mirëmbajtur.
Sipas dëshmive rënia e ashensorit ka shkaktuar shumë zhurmë, duke sjellë panik tek banorët që kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.