MENU
klinika

Detajet

“Balili”/ Caktohet data e gjyqit për “Eskobarin e Ballkanit”

08.02.2019 - 12:12

Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar datën 25 shkurt ora 10:00 për seancën e parë të gjykimit ndaj Klement Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.

Mbi të rëndojnë akuzat për “trafik të narkotikeve”, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Pak ditë më parë avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dorëzoi një kërkesë për gjykim të shkurtuar, por seanca e parë tek Kriemt e Rënda u ndërpre me pretendimin se Balili ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

kelmend-balili-konica.al
kelmend-balili-konica.al

Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Pas pothuajse tre vitesh arrati, Klement Balili u vetëdorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare. Vetëdorëzimi erdhi pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Kreu i policisë Ardi Veliu shkoi vetë në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë ‘arrest me burg” dhënë nga gjykata. Ndërkohë në mesditën e 15 janarit Balili u transferua në Tiranë i shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe eskortë me policë civilë. Fillimisht u bë ndalesë tek Komisariati nr 6, Tiranë, ku qëndroi për 30 minuta më pas u vendos në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.