MENU
klinika

Deklarata

Balla nga Madridi: PS do vazhdojë të udhëheqë anëtarësimin në BE

22.02.2019 - 21:37

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Madrid, ku po zhvillohet kongresi i Partisë Socialiste Evropiane.

Me një status në Twitter, ai ndau qëndrimin e tij për vizionin që forca që ai përfaqëson, për të ardhmen e vendit.

“Kongresi i zgjedhjeve të PES PSE (Partitë Evropiane Socialiste) në Madrid. Është koha që në të gjithë të promovojmë drejtësi, liri dhe vazhdueshmëri në Evropë.

Shqipëria ka bërë hapa me rëndësi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sigurisht që ne socialistët do të vazhdojmë që të kemi rolin drejtues të këtij procesi historik.”, shkroi Balla në Twitter.