MENU
klinika

"I erdhi ora e supës"

Balla ‘thyen’ shpresat e opozitës dhe thumbon Bashën

16.02.2019 - 19:20

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i dha një mesazh kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Balla tha se të dy duhet ta harrojnë se mund të ndryshojnë datën e zgjedhjeve. Më tej, ai ironizoi edhe përfundimin e protestës, duke thënë se kryedemokratit i kishte ardhur ora për të ngrënë.

“Nuk kisha asnjë dyshim fare se do të mbyllej protesta, pasi kur i vjen Lulit ora e supës ndërpret çdo gjë… Leja që ishte dhënë ishte deri në orën 16:00 dhe protesta u mbyll në 15:55.

Doni apo nuk doni zgjedhjet lokale do mbahen më 30 qershor. Harrojeni se mandatin që na kanë besuar shqiptarët mund të tentoni ta bëni pis. Gjithë shqiptarët e dinë kush blen vota, i ka Lulzim Basha me vete. Prokuroria e Tiranës duhet të ketë filluar hetimet pasi ka pasur dëmtim të pronës publike, që solli reagimet e gjithë ndërkombëtarëve. Ajo që kam thënë është shumë e qartë, masat ndëshkimore penale i përcakton Kodi Penal”,- tha ai.

Në lidhje me dëmtimin e veprës së artit në krah të Kryeministrisë, Balla u shpreh se nuk e kupton pse u dha ky urdhër:

“Nuk di pse dha urdhër të dëmtohej kërpudha, di që Berisha është i fandaksur nga e bukura, por Basha si njeri që ka jetuar në Holandë duhet të hiqte dorë. Ultimatumet e Berishës janë shprehje të pakontrolluara të një burri në moshë. Thirrjet e papërgjegjshme të Sali Berishës janë të dënueshme”, nënvizoi Balla.