05.02.2019 - 18:02
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkarkuar nga detyra një tjetër zyrtar në ministrinë që drejton.
Etleva Kondi, u largua nga detyra si drejtore e Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri.
Kondi ka qenë pjesë e projekteve kryesore koncesionare të firmosura nga qeveria aktuale.
Më herët, u largua nga detyra edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro si dhe kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci.