Menu

Përshkallëzimi i protestës

Banorët e Kapshticës bllokojnë punimet e TAP-it

11.02.2019 - 15:32

Banorët e fshatit Kapshticë në Korçë u bënë pritë mjeteve të tonazhit të rëndë të Kompanisë TAP dhe nuk i lanë të punojnë këtë të hënë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ata e bëjnë kompaninë përgjegjëse për dëmtimin e rrugës me mjetet e saj, duke u vështirësuar lëvizjen për punët e përditshme dhe nxjerrjen në treg të prodhimeve bujqësore.

“Jemi kundër TAP-it. Kalojnë makinat këtu dhe e bënë rrugën copë-copë”, tha një banor i fshatit.

kapshtice-konica.al

Vetë firma është premtuar që çdo dëm i shkaktuar nga mjetet do të rregullohet. Por banorët thonë se ajo i mashtroi. Ndaj tashmë thonë se nuk do ti lejojnë më të futen në fshat deri në rikonstruksionin e rrugës.

“Nesër do bllokojmë edhe rrugën nacionale”, tha një tjetër banor.

Banorët e Kapshticës thanë se do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugës nacionale, në rast se strukturat e shtetit nuk detyrojnë Kompaninë TAP që të rregullojë rrugën e fshatit.