Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me Bujar Nishanin.
Basha është shprehur i prerë se nuk kthim prapa për vendimin e djegies së mandateve.
Sipas tij vendimi i PD-së, është një vendim pro Evropës dhe se nuk do të ketë më një parlament fasadë.
“Nuk ka lëvizje më pro Evropës se vendimi i PD. Nuk ka kthim mbrapa, do djegim mandatet. Në BE nuk shkohet me parlament të lidhur me krimin. Nuk do të ketë më parlament fasadë.
Ata mund të mblidhen mund të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do ti përgjigjen dhe ne do jemi në krah të tyre, që ditën e enjte”, është shprehur Basha.
Por çfarë do të thotë qeveri tranzitore? Kryedemokrati Basha e shpjegon:
“E para dorëheqje e Edi Ramës dhe hetimi i tij. Qeveria tranzitore detyrë të parë dhe kryesore do të ketë te arrestojë politikanë të kapur në vjedhje votash. Qeveria duhet të mundësojë që mos ketë asnjë ndërhyrje politike, si ajo që bëri Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon”.