MENU
klinika

Deklarata

Basha fton fierakët: Të hedhim në Lanë armët e qeverisë

03.02.2019 - 11:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi takime me qytetarë e përfaqësues të biznesit në qytetin e Fierit.

Gjatë takimit kreu i demokratëve diskutoi me banorët rreth problemeve kryesore që ata hasin.

Basha përpara qytetarëve foli për një qeveri të re që ka një plan serioz ekonomik, që do të sjellë hapjen e vendeve të punës.

“Një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune, vende pune me paga dinjitoze, me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i PD, ky është prioriteti i grupit tonë parlamentar, ky është prioriteti ynë. Kjo është plotësisht mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe i fryn burive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës,- tha ai.

Ai ftoi fierakët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të hedhur në Lanë, armët e fundit me të cilat lufton qeveria Rama, që sipas Bashës janë, dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi dhe mosbesimi.

“Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet, ndaj ju ftoj më 16 shkurt t’ja hedhim në Lanë këto armë që të gjithë së bashku të rindezim motorët e ekonomisë, miërqenës përmes lirive, mundësive, punësimit që do t’i bëjmë realitet përmes planit tonë ekonomik”,- shtoi kryedemokrati.

Kreu i opozitës gjithashtu përmendi dhe protestën e studentëve ku tha se Rama nuk ka shanse për t’u djegur vitin akademik studentëve.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’ju djegë vitin akademik studentëve, ai do njihet i plotë bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar që ka dhe do të ketë vetëm një përfundim, çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi”, nënvizoi Basha.