Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha firmosi dorëheqjen nga mandati i deputetit pasi Këshilli Kombëtari PD vendosi djegien unanime e mandateve në Kuvend.
“Me vullnet të lirë deklaroj: Unë, Lulzim Basha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, në mbështetje të shkronjës ‘b’, pika 2, e nenit 71 të Kushtetutës, jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruhet në letrën e dorëheqjes.
Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Kreu i PD fton qytetarët në protestë nesër në orën 10.00, para Parlamentit.
“Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10.00”, shkruan kreu i PD.