MENU
klinika

Dorëzimi i mandateve

Basha në Vjenë takim në PPE: Situata është shqetësuese

22.02.2019 - 12:27

Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit e protestës së opozitës së bashkuar, kundër qeverisë Rama, kryedemokrati Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Takimi është njoftuar nga vetë PPE përmes një postimi në twitter ku edhe ka shpërndarë foto të bisedës me kryedemokratin Basha.

“Kishim një ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike” – thuhet në postim.