MENU
klinika

Mbërrin në selinë e PD-së

Basha nis mesazhin e parë: Askush nuk mund ta ndalë protestën

16.02.2019 - 10:16

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash në selinë e kësaj force politike, pranë ish SHQUP-it

Prej këtu, lideri i PD-së pritet të dalë rreth orës 11:00, për t’u bashkuar me protestuesit në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit”, para kryeministrisë.

basha-konica.al

“Askush nuk mund ta ndalë protestën”, tha Basha për gazetarët, teksa po hynte në zyrën e tij, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën e opozitës së bashkuar.

Ndërkohë kreu i PD-së, ndaloi t’i kujtonte edhe njëherë kryeministrit Rama se “Mesazhin do ta shohë në shesh.”