MENU
klinika

Akuzat

Basha paralajmëron: Populli do marrë fatin në dorë dhe do fshijë…

07.02.2019 - 12:18

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh sot se Kuvendi nuk ka asnjë lidhje me krizën dhe situatën aktuale të vendit dhe zgjidhja që i duhet vendit, është një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.basha

“Është një Parlament kukull i kapur nga krimi”, u shpreh Basha.

“Vendi është edhe në krizë depresioni, jo vetëm ekonomike dhe sociale. Të gjitha simptomat e një krize totale që ka mbërthyer vendin.

Zgjidhja është zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore. Ne shteruam çdo alternativë politike. As Shqipëria dhe as europa nuk do ju lërë ta vazhdoni këtë maskaradë. Disa prej jush i keni marrë mesazhet në Berlin këtë javë.

Në qershor nuk do të ketë hapje të negociatave, e morët mesazhin nga Berlini. Faji është vetëm i kryeministrit. Thirrini mendjes, dëgjoni edhe socialistët e ndershëm…

Thirrini mendjes dhe jepini rrugë politike sepse prej 16 shkurtit qytetarët do ta marrin fatin në duar dhe do ta spastrojnë këtë sallë nga njerëzit e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë”, u shpreh kreu i opozitës.