MENU
klinika

Nis fushata?

Basha: PD do të rrisë pagat, vëmendje edhe ndaj bizneseve

01.02.2019 - 16:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me disa përfaqësues biznesesh në qytetin e Durrësit tha se me ardhjen në pushtet do të aplikohet taksa e sheshtë prej 9 për qind.

Mes tjerash Basha theksoi se një nga plagët e shoqërisë shqiptare është largimi i të kualifikuarve jashtë vendit, veprim ky që reflekton probleme në krahun e punës.

Sot gjithë ditën kam qenë me biznesin. Kemi patur edhe përfaqësues të industrive prodhuese. Disa prej çështjeve  është kualifikimi i krahut të punës. Më të kualifikuarit largohen nga vendi. Problemi nuk është një problem unik, por këtu kjo ka marrë një dimension të  madh. Nëntë për qind taksë e sheshtë”, -tha Basha.

Teksa vizitoi një biznes në qytetin bregdetar, lideri i demokratëve nënvizoi faktin se  partia që ai drejton do të krijojë mundësi dhe ndihmë në infrastrukturë për të gjitha bizneset.

Ne po kalkulojmë uljen për të gjithë manifakturat  të çmimit të energjisë elektrike. Paketa që prezantuam ne për biznesin u pa me entuziazëm nga përfaqësuesin. Ka mbaruar koha e fjalëve. Agjenda që ata qeverisin nuk ka lidhje me qytetarët.  Me 16 shkurt, ata që ia kanë deleguar pushtetin të thonë fjalën e tyre. E ardhmja do të përcaktohet nga njerëzit.  E ardhmja të mos përcaktohet nga bandat. Punësimi do jetë me paga  dhe kushte dinjitoze. Gjithçka që kemi prezantuar sot shkon në të njëjtin linjë me këtë. Qëllimi është nxitja e punësimit dhe me rritje pagash dinjitoze” -shtoi Basha.