MENU
klinika

Postimi

Basha refuzon Samitin e Diasporës, rrëfen arsyen

28.02.2019 - 22:04

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka sqaruar arsyen se pse nuk do të jetë nesër i pranishëm për të mbajtur fjalimin e tij në Samitin e Dytë të Diasporës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha shkruan se “nuk mund të pranojë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre”.

“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit”, tha Basha.

Ai shtoi më tej se Shqipëria ka nevojë për mbështetje e Diasporës dhe se , së bashku me PD-në, do ta mirëpresë këtë përkrahje.

Postimi i plotë i Bashës:

Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit.

Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë.