MENU
klinika

Tashmë 60 vjeç

Bashkëpunim me Maluma-n, Madonna përgatit rikthimin

24.02.2019 - 10:28

Prej kohësh, Madonna i ka munguar skenës muzikore, por duket se tashmë është duke përgatitur rikthimin e saj të madh. Tashmë në moshën 60-vjeçare, Madonna pritet t’i rikthehet fuqishëm muzikës.

Madonna

Në një fotografi që këngëtarja ka postuar në Instagram, shihet duke punuar në studio me artistin e famshëm, Maluma.

“Duke përgatitur ca zjarr këtu…. @maluma”, kishte shkruar Madonna në postimin e saj.

Madonna, në vitin e kaluar, ishte pjesë e projektit muzikor “Champagne Rosé” me Cardi B dhe Quavo.