27.02.2019 - 18:42
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se ka rënë dakord me kryeministrin e Maqedonisë, që garuesi për president të jetë një emër i përbashkët mes LSDM-së e BDI-së.
Ai pohoi se ky koncept do të gjejë mbështetjen dërrmuese tek qytetarët si nga shqiptarët ashtu edhe nga vetë maqedonasit.
“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, -ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.