21.02.2019 - 20:16
Bebe Rexha ka publikuar pasditen e sotme videoklipin e këngës së saj më të re “Last Hurrah”, por edhe pse është pëlqyer nga fansat e saj, këngëtares i kanë lindur probleme me babain.
Klipi duket se nuk i ka pëlqyer aspak babait të saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në “Twitter”, ku shkruan se i ati nuk i flet me gojë menjëherë pasi pa skenat e nxehta të videoklipit të saj.
Në klip këngëtaren do e shikoni si një engjëll dhe një djall. Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale kanë vërshuar reagimet.
Megjithatë, brenda pak orësh, videoklipi është parë më shumë se 360 mijë herë.