MENU
klinika

“Only Want You”

“Bëhuni gati”, më 1 mars Rita publikon këngën e re

28.02.2019 - 14:36

Rita Ora ka bërë të ditur se ditën e nesërme, më 1 mars, e gjithë vëmendja do të jetë tek ajo, pasi do të publikojë projekti e ri muzikor.

Rita Ora

Me anë të një postimi në Instagram, Rita ka konfirmuar projektin më të ri muzikor të saj, “Only Want You”.

Por Rita ka bërë të ditur se në këtë projekt nuk është e vetme, por ka edhe një tjetër bashkëpunëtor, i cili mbetet surprizë për t’u mësuar ditën e nesërme.

Rita Ora do të fillojë edhe një turne botëror së shpejti, me koncerte të shumta.