MENU
klinika

Tjetër shans

Belen fal tradhtinë, rikthehet me babanë e djalit të saj

08.02.2019 - 11:54

Tradhtia e balerinit Stefano De Martino, pak kohë më parë, bëri që Belen Rodriguez t’i japë fund lidhjes me të, por tashmë duket se ka ndryshuar mendim dhe për të mirën e djalit ka vendosur të ribashkohen, duke i dhënë një tjetër shans babait të djalit të saj.

Ata janë parë bashkë në një aeroport së bashku me vogëlushin e tyre pasi kishin qëndruar disa ditë me njëri-tjetrin si një familje në shtëpinë e Belen.

Dyshja u fotografuan duke shkëmbyer puthje dhe përqafime të ngrohta dhe duket se gjërat janë rikthyer si më parë.