Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat ka dalë me një thirrje të fortë për socialistët.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Berisha u pyet për apelin e SHBA dhe ndërkombëtarëve. Ai tha se kancelaritë e huaja duhet të vijnë e të shohin realitetin në vend.
“Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt, me këtë rast unë u bëj thirrje, socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të largojnë me urgjence Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti pasi e them absolutisht me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Ramës dhe regjimit të tij bëhet cdo ditë e më e pakufijshme.
Unë kam konstatuar më datë 16 dhe dje në masat e gjera protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në 1990-91 ndaj diktatorëve dhe diktaturës.
Në këto kushte u bëj thirrje socialistëve mos e nënvlerësoni situatën se dënimi, mbarëpopullor për Ramën po afron e do të jetë i sigurtë e tepër i rëndë, t’i thërrasin mendjes.
Ata nuk kanë qëllime të këqija, por të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër”, tha Berisha.