17.02.2019 - 17:06
Në ditën e 11-vjetorit e shpalljes së Pavarësisë, ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto me komandantin legjendar, Adem Jasharin.
Berisha shkruan se Adem Jashari ka qenë dhe vijon të mbetet si kryetrimi i kombit shqiptar pas heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Këto fjalë Berisha i shoqëron edhe me foto teksa kryen homazhe tek busti i tij në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet.
“Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skenderbeut, dhe bashkluftetaret e tij. sb”, shkruan Berisha.