MENU
klinika

Deklarata në kuvend

Berisha: Merkel refuzoi takimin, Rama po bëhet sherri i Ballkanit

07.02.2019 - 11:57

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha tha se mbështet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por pa copëtim territoresh.

Berisha tha se Rama po bëhet sherri i Ballkanit dhe se Merkel ka refuzuar takimin me të.

“Mbështesim marrëveshjen Kosovë-Serbi pa copëtim territoresh. Gjatë vizitës së presidentit Bush në Shqipëri më drejtohet duke më thënë se cili është mendimi juaj për Kosovën dhe unë thashë se ne duam që të jetë e Pavarur. Më tha kur mendon ti se duhet të shpallet pavarësia? I them se meqë ju e keni ndarë mendjen dhe ne do ju jemi mirënjohës, i thashë merrni kohën tuaj sepse nuk duhet të bëhemi mollë sherri mes jush dhe BE. Ky proces duhet të ecë me mirëkuptim dhe jo siç bën zotëria me argatët e Beogradit se tani Merkel po ikën. Kur ishte atje iu serviles me siperlativa, por Merkel refuzoi pritjen. Nuk e priti dhe refuzoi pritjen.

Rama po bëhet sherri i Ballkanit dhe faturën e paguajnë shqiptarët. Po bëhet sherri i Ballkanit sepse është i lidhur me vjedhjet dhe krimet. Dënoj me ashpërsinë më të madhe… Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet si dy shtete të pavarura dhe jo mbi bazën e argatëve që s’kanë atdhe. Ata janë armiqtë të shqiptarëve dhe paqes në rajon”– tha Berisha.