MENU
klinika

Shifrat

Bien vera dhe birra, dominojnë markat e huaja

02.02.2019 - 17:51

Ky vit nuk ka qenë i mbarë për prodhuesit shqiptar të verës dhe birrës.

Ndryshe nga vitet e tjera, ku gjithmonë kanë gjetur hapsirë për të shitur produktet e tyre në tregjet e huaja, bazuar mbi shifrat zyrtare këtë vit eksporti është përgjysmuar.

Eksporti i verës:

Gjatë vitit 2018, nga 13.6 tonë verë e eksportuar në 2017, ka rënë në 9.9 mijë tonë verë e eksportuar për 2018.

Pra nga 20.9 milionë eksport vere për 2017, ka rënë në 11.4 milion gjatë 2018.

Eksporti i birrës:

Nga 672 tonë birrë e eksportuar për 2017 ka rënë në 514 tonë për 2018. Pra nga 54.7 milionë lekë në 43.7 milionë lekë gjatë 2018.

Importi i verës:

Në Shqipëri janë futur rreth 4585 tonë verë ose 1.5 miliardë lekë.

Importi i birrës:

Në Shqipëri janë futur rreth 52110 ton ose 3.9 miliardë lekë birrë.

Këto shifra për importin tregojnë se në vendin tonë dominojnë markat e huaja.

Ndërkohë bëhet me dije se në krahasim me një vit më parë, importi ka pësuar një rënie me 1.1%.