Vlerësimi iu dorëzua nga Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre
Një mbrëmjë gala. Jo si gjithë të tjerat. Në kryeqendrën e elitës botërore, sikundër është cilësuar Parisi. Aty ku si çdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e çmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme.
Personalitete nga fusha të ndryshme, figura të njohura dhe te suksesshme nga e gjithë bota u mblodhën në natën gala të çmimeve për më të mirët. Eshtë rasti të theksojmë se një personalitet shqiptar nderohet me këtë çmim të rëndësishëm, sikundër çdo shqiptar i suksesshëm në botë. Biznesmeni i njohur shqiptar Kadri Morinajj, presidenti Grupit EUROSIG-INSIG Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në prani të më të mirëve, u vlerësua me çmimin “The Best Awards”, si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë. Çmimi Z.Morinaj iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre.
Marrjen e këtij çmimi kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morinaj e konsideron një privilegj, pasi ky çmim më parë u është dhënë edhe mjaft personaliteteve me emër në botë.
Sinkron Kadri Morinaj – Ky Çmim eshte nje çmim i rradhes qe une marr pasi kam marr shum çmime te vleresuara nga shum organizata jo vetem ne qytete europiane por dhe te botes. Ky per mua eshte nje privilegj shume i vecante sepse e marr nga nje organiate qe 43 vjet kete aktivitet.Me kete çmim jane vleresuar shum personalitete boterore sic eshte Lady Daina,Giani Rega,Gani Anieli dhe shume perdonalitete te tjera nga kultura,arti dhe sporti.Kjo eshte vetem nje detyrim per mua per bizneset e mia dhe sukseset e mia qe kam arritur deri tani qe une te jem ne anvangard me kohen dhe me jeten.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë Dritan Tola e cilësoi biznesmenin Morinaj si pioner të kapitalizmit shqiptar dhe tha se figura të tilla i duhen Shqipërisë.
Sinkron Dritan Tola- Kete vit çmimi iu dha nje shqiptari Z.Kadri Morinaj i cili nga nje ane eshte perfaqesuesi i shquar ne Shqiperi por dhe ne bote.Nje nga pioneret e kapitalizmit shqiptare,nje kapitalizem me fytyre humane pikerisht per shkak te aktiviteteve qe ai ka zhvilluar dhe ne fushen sociale.Mendoj se eshte krenari per ne dhe komitetin shqiptare qe personazhe te tillë të nderohen me çmime.Nga ana tjeter sherbejne per rritjen e imazhit dhe te shqiptare ne France.
Pjesëmarrës në të njëjtin event, vlerësime për biznesmenin Morinaj shprehën edhe personalitete të tjera akademike dhe lektore si në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor edhe në fusha të tjera.
Sinkron, Jean Senastien Robine, president i grupit te lidereve te rinj Gjeneve- Eshte nje kenaqesi e madhe qe une sot mora çmimin e filantropise dhe uroj qe ky event te zhvillohet edhe ne Shqiperi. Çmimi The Best eshte nje çmim prestigjioz.Une jam nje biznsmen i ri dhe ndjehem i privilegjuar qe e mora kete çmim ne krah te mikut tim nga Shqiperia Kadri Morinaj.
Fakti që u vlerësua në këtë mbrëmje gala një biznesmen shqiptar, nuk kishte si ti shpëtonte retorikës së antarit të akademisë së shkencave të Parisit Jean Marie Ruard, në kuadër të vlerësimeve edhe një emër I njohur në fushën e letrave sikundër është shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare.
Sink Jean Marie Ruard,antarë I akademisë së shkencave të Parisit- Sot eshte nje nga mbremjet me te vecanta ne Paris.Une kam takuar edhe shkrimtarin Ismail Kadare nga shqiperia.Kadare eshte shkrimtari me i mire ne Shqiperi.Vlerësoj Z.Morinaj për kontributin e tij të dhënë dhe figura të tilla na duhen gjithmonë.
Mbrëmja gala, e cila zgjati për më shumë se katër orë u shoqërua edhe më zhvillimin e një ankandi, ku me shumën e blerjes së një unaze të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve Sirian. Pas fitimit të çmimit për bamirësi dhe filantropi, një tjetër donacion u bë nga biznesmeni shqiptar Kadri Morinaj. Ai ishte blerësi që ofroi shumën më të lartë për vlerën e kësaj unaze.Gjest I cili u vlerësua edhe nga lektoria francize Sylvie Marshall.
Sink Sylvie Marshall, lektore dhe shkrimtare– Unë do kisha shum deshire qe çmimet The Best te vinin edhe ne Shqiperi. Kjo darke ishte shume interesante pasi Z.Morinaj beri nje donacion per bamiresi bleu nje unaze ne ankand e cila eshte nje akt i mirefillte bamiresie.
Mbrëmja vijoi nen tingujt e muzikës franceze, në violinë dhe kitarë, ndërsa u ndanë dhe të tjera çmime. Nuk mund të mungonin në këtë event kaq të rëndësishëm, aktorja Mia Fryen dhe modelja Patricia Contreras, të cilat theksuan rëndësinë e këtij eventi të kthyer në një traditë të përvitshme në Paris.
Sink Mia Frye,aktore-Une vije cdo vit ne kete event te rendesishem i cili falenderon njerez te cilet kontribuojne ne vende te ndryshme duke ndihmuar njerezit në nevojë.Inisiativa të tilla janë të domosdoshme dhe evente të tilla duhet të zhvillohen gjithmonë.
Sink Patricia Contreras, modele –Prej dy vitesh une jam pjese e ketij eventi te mrekullueshem.Ne kete event takon persona te rendesishem te biznesit, artit dhe kultures.
Për Presidentin e “Eurosig” dhe “Insig” Kadri Morinaj, kontributi i tij në fushën e biznesit nuk ndalet me fitim e këtij çmimi, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka nisur që herët në fillim të viteve 90 aktivitetet e biznesit e tij që tashmë janë te suksesshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Morinaj numëron disa çmime të fituara si çmimin ‘Sokratës’në Samitin Botërorë të biznesit në ‘Oxford’, vlerësimi nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri si dhe shumë çmime të tjera.Presidenti i ‘Eurosig’ dhe ‘Insig’ Kadri Morinaj shprehet se në fokus të veprimtarisë së tij do të jenë edhe ndihmesa për personat me aftësi të kufizuar.
Soto:
Presidenti i Eurosig Group merr në Paris çmimin “The Best”
Çmimi, si biznesmen i sukseshëm, bamirës dhe filantrop
Morinajt iu dorezua çmimi nga kryebashkiakja e Parisit
Vleresimi në edicionin e 42-të “The Best Aëard Gala” në Francë
Morinaj: Çmimi privilegj dhe detytim për bizneset e mia
Çmimin për Z.Morinaj e vlerëson dhe ambasadori shqiptar në Francë
Tola: Morinaj, pioner i kapitalizmit shqiptar
Akademikë dhe studiues vlerësojnë veprimtarinë e K.Morinaj
Kadri Morinaj, president i Grupit EUROSIG-INSIG
Dritan Tola, ambassador i Shqipërisë në Francë
Jean Senastien Robine, President i Grupit të Lidereve të Rinj, Gjenevë
Jean Marie Ruard, anëtar i Akademisë së Shkencave, Paris
Sylvie Marshall, lektore
Mia Frye, aktore
Patricia Contreras, modele