Qytetarët e Kurbinit dhe të Bulqizës i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë dalë sot në protestë kundër kësaj qeverie si shkaktare sipas tyre e varfërisë dhe largimit të njerëzve jashtë vendit.
Protestës në qendër të Bulqizës i janë bashkuar edhe minatorët të cilët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave. Në Kurbin protestuesit kanë bllokuar rrugën tek rreth rrotullimi i Milotit.
Protestë në Kurbin:
Qytetarët e Kurbinit bllokojnë autostradën në Milot Banorët e Kurbinit bllokojnë rrethrrotullimin e Milotit, duke bllokuar autostradën në të dy anët e saj. Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Protestë në Bulqizë:
Minatorët e Bulqizës dhe qytetarët e kësaj bashkie, protestojnë në qëndër të qytetit kundër braktisjes që i është bërë kësaj shtrese nga qeveria. Kushtet e mjera të punës, pagat e ulta dhe mosdhënia e statusit, janë disa nga arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë minatorët e qytetit më të varfër në Shqipëri.
Protesta e banorëve të Bulqizës mbështetet nga opozita, duke vazhduar kështu serinë e protestave në rrethe për të kulmuar me protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë.