MENU
klinika

vendimi

Boja ndaj Ramës/ Byroja e Kuvendit përjashton Edi Palokën me 10 ditë

14.02.2019 - 12:13

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e PD Edi Paloka.

Vendimi i Byrosë ka ardhur pasi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Palokës ka ardhur pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës.

Kryeministri i kërkoi falje Talat Xhaferit për sjelljen e Bashës, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.