MENU
klinika

Deklarata

Boja ndaj Ramës, Kryemadhi: Kryeministri rrugaç

14.02.2019 - 11:50

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbrojtur kolegun e saj demokrat Edi Paloka që i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare.

Ajo tha se të gjithë jemi njerëzor dhe kemi emocionet duke e justifikuar Palokën dhe akuzuar Ramën për bullizëm.

“Sigurisht që vjen një moment që të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve por është e disata herë që kryeministri rrugaç ka bullizuar shqiptarë që i krahason me organet gjenitale, bullizon deputetët, anëtarë e parlamentit dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria kryeministra në 27 vite tranzicion por jo të tillë”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo tha se të gjithë zyrtarët publik duhet t’i nënshtrohen analizave për gjendjen mendore. “Duhet t’i bëjmë një propozim parlamentit që të gjithë ata që marrin poste drejtuese duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike”, tha Kryemadhi.