MENU
klinika

Fjala

Bojkoti/ Flet pedagogu: Iu shkau situata, studentët u tulatën

02.02.2019 - 19:28

“Kam komunikim shumë të mirë me studentët, sepse në fund të ditës i trajtoj si njerëz”, kështu është shprehur pedagogu Rezart Prifti teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë”.

Pedagogu i konsideroi të drejta kërkesat e studentëve, por theksoi se mesatarja e tyre ka rënë dhe po vijnë studentë përherë e më të dobët.

Përsa i përket “Paktit për Univeristetin”, Prifti e cilësoi si një përrallë të madhe që sipas tij nuk zgjidh situatën me studentët.

“Kam komunikim shumë të mirë me studentët, sepse në fund të ditës i trajtoj si njerëz. Ka plasur një diskutim këto 2-3 vitet e fundit duke qenë se ka rënë mesatarja etj, që po vijnë studentë përherë e më të dobët. Dhe deri diku është i vërtetë. Po cedon tregu, po cedon arsimi, dhe kjo është fatkeqësi e madh s’e trajton njeri këtë.

Pakti për Universitetin është një përrallë e madhe dhe unë do të shesa që këta që janë përralla shkrues shumë të mirë ta bënin këtë punë me avokatët, me gjyqtarët, me ndonjë industri tjetër, por jo me edukimin se është gjenocid i një shoqërie”, u shpreh pedagogu.

Sipas Priftit, studentët janë të tulatur sepse atë shpresë që krijuan, vetë e mblodhën dhe e panë që u humbi.