MENU
klinika

Ngjarja në Lezhë

Breshëri plumbash ndaj dy punonjësve të bashkisë

27.02.2019 - 11:10

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Lezhë, ku një mjet tip “Ford Focus: që udhëtonte në drejtim të Tiranës është qëlluar me breshëri plumbash.

Në mjetin e sulmuar ndodheshin dy punonjës së Bashkisë së Lezhës, Mirel Ndoka, punonjes i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen.

Në momentin që janë qëlluar, personat e sipërpërmendur mësohet të kenë parakaluar mjetin nga ku erdhën plumbat.

Ata thanë se mjeti është qëlluar në pjesën e poshtme, pra tek gomat. Për t’ju shpëtuar të shtënave “Ford Focus:-i ka devijuar nga rruga dhe ka hyrë në karburantin aty afër.

Policia që ka nisur sakaq hetimet ka sekuestuar edhe kamerat e sigurisë së karburantit me shpresën se ata kanë mundur të fiksojnë automjetin nga ku hapën zjarr dy persona ende të paidentifikuar.