MENU
klinika

Akuzat

Bujar Sheshi sigurims? Reagon dhe ambasadori i BE-së

01.02.2019 - 14:42

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka nisur punën mes akuzave dhe mungesës së zyrave. Situate e krijuar edhe pas publikimit të dosjes së Bujar Sheshi, ka shqetësuar edhe zyren e Bashkimit Europian në Tiranë.

Ambasadori Luigi Soreca ka kërkuar transparencë për zbardhjen e procedurave hetimore ndaj prokurorit Sheshi.

“Prezumimi i pafajësisë së personit të përfshirë duhet të respektohet por nëse merret vendim duhet të bëhet në mënyrë transparente, sepse KLP duhet të vazhdojë të punojë.”-tha Soreca.

Kryetari i KLP, edhe pse nuk e përjashton mundësinë, që akuza ndaj Sheshit, mund të jetë sulm ndaj organit të drejtësisë, u shpreh se po kryehen të gjitha verfikimet përkatëse.

“Mund të jetë kështu, por nuk mund të shprehem. Këshilli është në pritje të shterrimit të procedurave ankimore dhe vetëm në shterrim të këtyure procedurave do të marë një vendim”.-u shpreh Gent Ibrahimi.

Edhe pse deri më tani për tu bërë anëtarë të SPAK kanë kandiduar 10 prokurorë, Ibrahimi shprehet se do të ketë edhe aplikantë të tjerë. Ndërkaq do të nisë dhe gara për kryeprokurorin e përgjithshëm pasi Arta Marku ka mandate të përkohshëm

Deri në krijimin e Inspetoriatit të Lartë të Drejtësië nuk do të ketë masa disiplinore ndaj prokurorës dhe për këtë KLP bën fajtore Parlamenit që ende nuk ka miratuar ligjin.