08.02.2019 - 12:46
Një 53 vjeçar ka gjetur vdekjen në minierën e Bulqizës mesditën e kësaj të premteje në galerinë e zonës D.
Sipas burimeve A.Allushi është goditur në kokë nga një masiv guri i cili është shkëputur nga pjesa e murit te minierës.
Për shkak të saj 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Po ashtu burimet bëjnë të ditura se 53-vjeçari ishte i siguruar dhe i kualifikuar në punë.