MENU
klinika

Takimi në Vjenë

Bushati në OSBE: Shqipëria mbi interesat partiake

21.02.2019 - 19:01

Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që zhvillohen në Vjenë. 

Në takim u diskutuar mbi përgatitjet e Shqipërisë për drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020 dhe sfidat me të cilët përballet kjo organizatë.

Si kryetar i delegacionit Parlamentar të Shqipërisë në OSBE, Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Bushati shkruan mbi këtë takim madje ka një mesazh për klasën politike shqiptare.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020, është e një rëndësie të veçantë vendosja e interesit kombëtar mbi politikat partiake për këtë përgjegjësi të rëndësishme politike dhe diplomatike që kemi përpara”, shkruan Bushati.