Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini, zhvilloi një takim ditën e sotme me deputetët e PS-së, ku ka komentuar dokumentin me tarifat dhe bursat për studentët.
Shahini, u shpreh se tarifat janë vendosur pas një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë, ndërsa vuri në dukje që e cilëson fat drejtimin e MASR në këtë periudhë.
“Tarifat janë në bashkëpunim me studentë dhe pedagogë. Si rezultat, jemi munduar të kthejmë përgjigje për kërkesat e studenteve dhe jemi munduar të shkojmë në një hap më parë. Ndjehem me fat që kam marrë drejtimin e ministrisë së Arsimit pas Lindita Nikollës. Ndjehem me fat që e marr drejtimin në një kohë që vëmendja e Qeverisë është te Arsimi i Lartë.
Të përjashtohen nga tarifa studentët nevojë, si dhe t’i përgjysmohet tarifa te studentët në nevojë dhe ata ekselentë në një cikël të dytë studimesh. Universitet janë të mirë informuar për këtë pjesë”, u shpreh ajo.