MENU
klinika

Detajet

Çahet tubacioni/ Berati pa ujë të pijshëm

21.02.2019 - 20:19

Ditën e enjte në të gjitha lagjet e qytetit të Beratit është vënë re mungesa e ujit të pijshëm.

Fillimisht qytetarët kanë menduar se ka patur ndonjë ndërprerje të ujit të pijshëm që mund të zgjidhej shpejt, por pa rezultat. Situata vazhdon të mbetet e pandryshuar dhe në orët e para të mbrëmjes, ku uji i pijshëm mungon në të gjithë qytetin.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Berat, Pelivan Sinaj bëri me dije se pas verifikimeve në terren rezultoi se bëhej fjalë për një avari serioze në rrjet. Në afërsi të fshatit Pronovik, në Poliçan tubi kryesor i furnizimit me ujë, “fi 700 ml”, magjistrali që furnizon Beratin dhe Kuçovën është çarë.

Çarja e tubit mësohet se ka ndodhur gjatë natës për shkaqe ende të panjohura. Gjithë punonjësit e ujësjellësit, specialistët, mësohet se janë në terren dhe po punojnë për ngjitjen e tubit.

Sipas drejtorit Sinaj, parashikohet që gjatë orëve në vijim të riparohet dëmi, ndërkohë që pa ujë të pijshëm janë Berati dhe Kuçova.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier