MENU
klinika

Çfarë u diskutua?

Cakaj në Shkup, takim me kryeministrin Zaev

27.02.2019 - 13:10

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Zaev.

Mësohet se fokus i bisedës ka qenë marrëveshja e Prespës dhe Miratimi i Ligjit të Gjuhëve si arritje historike.

Gjithashtu mësohet se Zaev e Cakaj kanë diskutuar edhe në lidhje me thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, në kuadër të mekanizmit të G2G-ve dhe angazhimeve të ndërmarra në lidhje me bashkëpunimin rajonal.

Gjatë fjalës së tij, Cakaj ka shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, mbi të gjitha mbështetjen në finalizimin e anëtarësimit të plotë në NATO dhe më tej në Bashkimin Evropian.