MENU
klinika

Njoftimi zyrtar

Cakaj në Shkup, takon partitë shqiptare

27.02.2019 - 09:09

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka realizuar vizitën e tij të parë në Rajon.

Cakaj ka zhvilluar një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku ka realizuar disa takime me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kryediplomati u takua me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, Kryetarin e Lëvizjes BESA Bilal Kasami, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe me Kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Në këto takime diskutimet u përqendruan në hapat pozitivë që Maqedonia e Veriut ka shënuar së fundi, falë kontributit të pazëvendësueshëm të faktorit shqiptar, në proceset integruese Euro-Atlantike.

Vizioni dhe vokacioni i padiskutueshëm i faktorit shqiptar në mbështetje të integrimeve Euro-Atlantike, rezultoi vendimtar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Konsolidimi i stabilitetit dhe prosperitetit, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për të gjithë rajonin, është një punë e vazhdueshme dhe proces i cili kërkon domosdoshmërisht edhe vazhdimin e angazhimit dhe ruajtjes së koherencës mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut“, theksoi ministri Cakaj.