20.02.2019 - 17:39
Reperi i njohur në të gjithë botën dhe shumë i pëlqyer “50 Cent”, ka zbuluar së fundmi se Presidenti i SHBA i ofroi gjysmë milionë dollarë që ai të performonte në ceremoninë e inaugurimit në vitin 2017-ën.
Ai pretendoi që kjo ngjarje të ishte më e ndjekura në histori, edhe pse nuk ia arriti, dhe ofroi shuma jashtëzakonisht të lartë që këngëtarë e artistë të tjerë të merrnin pjesë në të.
Në “Show Late Late” me James Corden, Curtis Jackson i njohur si 50 Cent, tha se njerëzit e Trump ofruan gjysmë milioni dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin. Sipas tij, shuma të ngjashme u janë ofruar edhe këngëtarëve të tjerë.