MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur me 14 shkurt?

14.02.2019 - 08:13

496 – Papa Gelasius shpalli 14 shkurtin “ditën e Shën Valentinit”. Gelasius ishte papa i tretë dhe i fundit me prejardhje nga Afrika veriore (Lindja e Mesme). Edhe pse nuk është festë zyrtare fetare a shtetërore, kjo ditë vazhdon të respektohet nga shumë njerëz çdo vit më 14 shkurt; është quajtur Dita e dashurisë romantike për nder të një martiri të krishterë të shekullit V – dita e ka origjinën në Romën para-krishtërimit.

Sipas legjendës, edhe 300 vjet pas vdekjes së Jezu Krishtit, perandorët romakë ende kërkonin që të gjithë të besonin në perënditë romake. Atëherë të krishterët përndiqeshin, dhe Valentini, prift i krishterë, ishte burgosur për predikimet e tij.

Më 14 shkurt ai u ekzekutua me prerje koke, jo vetëm se ishte i krishterë, por edhe sepse kishte kryer “magji”, duke i kthyer shikimin vajzës së verbër të rojes së burgut Një natë para ekzekutimit, Valentini i shkroi vajzës një letër lamtumire duke nënshkruar “I yti, Valentin”. Një tjetër legjendë thotë se i njëjti prift, Valentini, u quajt i dashur nga të gjithë për letrat e shumta dashamirëse që mori kur ishte në burg.

Një tjetër Valentin ishte një peshkop italian në vitet 200. Ai u burgos sepse fshehurazi udhëhiqte ceremony martesash, në kundërshtim me ligjet e perandorit romak. Thuhet se për këtë, bishop Valentini u dogj në turrën e druve. Zakoni i zgjedhjes së një të dashuri a të dashure në këtë datë (14 shkurt) u përhap në Evropë në mesjetë, dhe pastaj në kolonitë e para amerikane.

Gjithashtu, në të gjitha kohërat është besuar se 14 shkurti është dita kur zogjtë çiftëzohen më shumë, dhe njerëzit duket se u frymëzuan nga ky zakon i zogjve për të shpallur 14 shkurtin, Ditën e Dashurisë, e cila përkon me atë që i pati ndodhur Valentinit.

1009 – Emri i Lituanisë ndeshet për herë të parë në një dokument i gjetur në analet e manastirit të Quedlinburg (Gjermani). Ky manastir është i njohur për analet, shkrimi i të cilëve filloi më 1008 dhe përfundoi në 1030. Mendohet se analet e Quedlinburgut janë shkruar nga dora e një personi të vetëm, që ishte femër. Analet kanë të bëjnë kryesisht me historisë e Perandorisë Romake. Manastiri në Quedlinburg u themelua në vitin 936, dhe ka qenë një nga 40 manastiret e perandorisë romake me të drejtën e vetë-qeverisje.

1849 – Fotografia e parë e një presidenti amerikan është marrë nga Matthew Brady në Nju Jork. Presidenti James Polk ishte tema e fotos.

1894 – Venusi përcaktohet nga astronomët të jetë edhe yll në mëngjes edhe yll në mbrëmje; Afërditë dhe Afërnatë.

1859 – Oregon bëhet shteti i 33-të i Shteteve të Bashkuara. Shteti është i njohur për shumë parqe kombëtare. Pema e Krishtlindjeve në shumë familjeve amerikane, vjen nga pyjet e Oregonit. “Alis volat Propriis” (Fluturon me krahët e veta) është motoja e shtetit që për kryeqytet ka Salemin dhe jo Portlandin. Amerika vazhdoi të shtohej;

Më 1912, Arizona, bëhet shteti i 48-të, me kryeqytet Feniksin. Më shumë amerikanë indianë jetojnë në Arizona se në çdo shtet tjetër. Por ndikimi i spanjishtes është kudo, nga kanionet e mëdhenj deri në shkretëtirën piktoreske, që e bëjnë Arizonën ta meritojë moton e saj shtetërore, “Ditat Deus” (Pasuri e Zotit a Zoti pasuron).

966 – Moskë – përfundon gjyqi ndaj shkrimtarëve Andrei Sinyavsky dhe Yuli Daniel. Ky ishte gjyqi i parë ku shkrimtarët dënoheshin në mënyrë të hapur vetëm për krijimet e veta letrare në Bashkimin Sovjetik. Gjyqi shënoi fundin e periudhës së liberalizmit të filluar nga Krushovi pas vdekjes së Stalinit më 1953, dhe i hapi rrugën lëvizjes disidente moderne në BRSS.

1984 – Në Stamford, Konektikat, vdiq Gjon Mili, fotograf i shquar shqiptar dhe amerikan. Kishte lindur në Korçë më 28 nëntor 1904. Erdhi në Amerikë kur ishte 19 vjeç dhe fotografia ishte pasioni i tij. Studioi në Boston në MIT (Massachussests Institute of Technology).

Në albumin e tij “Photografs & Recollections” Gjon Mili tregon se, më 1949, revista Time e ngarkoi atë me detyrën për të realizuar një seri fotografish me personalitete të njohura në Evropë. Fotoja e parë në këtë kuadër ishte piktori francez Raul Dufy, ku ai kishte dalë duke pikturuar, ndërsa peneli mes gishtave të deformuar nga artriti gati sa nuk i binte nga dora. Këtë fotografi e pa një mjek i njohur në Boston, i cili u interesua që Dufy të vinte për trajtim në Amerikë, ku atëherë sapo kishte dalë ilaçi i ri Kortizon, në atë kohë i provuar dhe i sukseshëm kundër artritit.

Pas kurës, Dufy u përmirësua si fizikisht, ashtu edhe shpirtërisht, “ndërsa unë bëra një mik të mirë”, tregon Mili. Atë vit, gjatë shërbimit të tij në Evropë, Gjon Mili u njoh e fotografoi edhe shumë artistë të tjerë të shquar, duke përfshirë piktorin Henri Matis, violinçelistin Pablo Kasal, i cili ashtu si spanjolli tjetër, Pikaso, jetonte në atë kohë në mërgim në Francë, në shenjë proteste ndaj regjimit të Frankos.

1989 – Ayatollah Khomeini i Iranit urdhëron myslimanët që të vrasin kudo që ta gjejnë shkrimtarin Salman Rushdie, autor i Vargjeve Satanike, për fyerje të fesë islame. Ruzhdie, i cili atëherë jetonte në Londër, u hodh në ilegalitet.
Mendim i ditës

“Kur dashuria nuk është çmenduri, nuk është dashuri”.
Pedro Calderon de la Barca