634- Beteja e Dathin: Forcat myslimane nën Jazidit ibn Ebu Sufjanit mundin forcat bizantine të krishtera rreth Gazës. Kjo ishte një betejë e vogël gjatë luftërave arabe – bizantine, por u bë shumë e njohur në letërsinë e asaj kohe. Fitorja e myslimanëve u kremtua edhe nga hebrenjtë të cilët kishin qenë një pakicë e persekutuar në kuadër të Perandorisë romake.
1524 – Lindi Luis de Camoes, poeti më i madh i gjuhës portugeze (vdiq më 1580). Kamoes konsiderohet si Shekspiri i Portugalisë kryesisht për poezinë e tij e cila ndjek stilin e Homeri, Virgjilit dhe Dantes. Sonetet Portugeze të Kamoes janë përkthyer në dhjetëra gjuhe.
1789 – George Washington zgjidhet unanimisht si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara nga Kolegji Zgjedhor.
1794 – Legjislatura franceze heq skllavërisë në të gjitha territoret e Republikës së Francës . Skllavëria do të rivendosej në kolonitë franceze të Indive perëndimore në vitin1802.
1859 – Zbulohet Kodeksi i Sinait. Quhet ndryshe edhe “Bibla e Sinait”, një nga katër kodikëve më të mëdhenj; kopje e lashtë, e shkruar me dorë në shekullin IV. Kodeksi i Sinait mendohet të jetë një nga tekstet më të sakta dhe më i hershmi i Dhiatës së Re në greqisht, së bashku Codex Vaticanus. Deri në zbulimin e tekstit të Sinait, Kodeksi i Vatikanit ishte i pakrahasueshëm.
1944 – Luftë Botërore, Hakmarrje apo Luftë Civile (kjo ende debatohet mes historianëve shqiptarë) – Forca policore të qeverisë quislinge (Xhafer Deva, ministër i Brendshëm) të udhëhequra nga kapiteni i Gestapos, Lange, vërshojnë rrugicave të Tiranës dhe masakrojnë 86 vetë të cilët u nxorën zvarrë nga banesat, u vranë, u prenë para dyerve, në sy të të afërmve të tyre.
1945 – Lufta e Dytë Botërore: Konferenca e Jaltës mes Tre të Mëdhenjve; Churchill, Roosevelt, Stalin, hapet në Pallatin Livadia në Krime në Ukrainën jugore. Ky pallat kishte qenë vend-pushim veror i Carit të fundit të Rusisë, Nikolla II dhe familjes së tij. Gjatë ditëve të punimeve të konferencës, Roosevelt I dhe anëtarë të tjerë të delegacionit amerikan qëndruan në apartamentet e këtij pallati. Sot Livadia është shtëpi muze, por përdoret ndonjëherë nga autoritetet ukrainase për takime ndërkombëtare të nivelit të lartë.