Gjatë javës që lamë pas (18-22 shkurt) monedha europiane euro ka qendruar në nivelin e 124 lekëve duke pësuar një rritje të lehtë.
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën duke u këmbyer me 124.37 lekë për ta mbyllur duke u këmbyer me 124.54 lekë.
Dollari amerikan ka njohur një javë luhatjesh të vogla kundrejt lekut. Në fillim të javës, dollari këmbehej me 109.86 lekë ndërsa javën e mbylli duke u këmbyer me 109.84 lekë.
Ndryshe nga ndodhur me poundin britanik që ka njohur rritjen më të madhe në krahasim me dy monedhat e tjera. në fillim të javës poundi këmbehej me 141.92 lekë ndërsa në fund të javës me 142.92 lekë.
Pikët më të lartë kundrejt lekut poundi e arriti me 21 shkurt kur u këmbye me 143.45 lekë.