MENU
klinika

Të dhënat nga INSTAT

Çfarë po ndodh? Çmimet e zarzavateve në janar rritje rekord

11.02.2019 - 09:26

Sipas disa të dhënave të bëra publike nga INSTAT, çmimet e produkteve të stinës kanë pësuar një rritje të pazakontë.

Sipas INSTAT, çmimet për perimet dhe zarzavatet pësuan një rritje me 36.6%.

Në maj të 2010, çmimet pësuan një rritje me 56.6%, si pasojë e krizës globale.

Në 2010 rritja e çmimeve erdhi si pasojë e faktorëve të jashtëm, po këtë vit çfarë ndodhi?

-Rritja e çmimeve këtë vit erdhi si pasojë e goditjeve të brendshme nga oferta.

-Prodhimi vendas këtë sezon ishte i kufizuar.

-Këtë vit pati një reduktim të prodhimeve bujqësore nga fermat.

Pse u reduktua prodhimi i produkteve bujqësore këtë vit?

-Për shkak të humbjeve të mëdha që pësuan fermerët në 2017.

-Në 2017, fermerët pësuan humbje, për shkak të superprodhimit. Si rrjedhojë e kësaj çmimet ranë në kosto dhe një pjesë e prodhimeve u kalbën.

Prodhimet bujqësore në Korçë:

-Ekspertët e bujqësisë bëjnë me dije se sipërfaqja e mbjellë me qepë dhe patate këtë vit ishte 10 herë më e vogël se në 2017.

Një tjetër problem i hasur është rritja e çmimeve të perimeve dhe frutave me ritme më të larta se ushqimet e shportës.

Sipas INSTAT, arsyeja pse ndodh kjo është fakti se prodhimet shqiptare nuk plotësojnë nevojat e brendshme dhe importet hyjnë në Shqipëri me kosto shtesë.

Fermerët e Konispolit:

-Bëhet me dije se këtë vit fermerët në Konispol kanë lënë me tonelata portokalle dhe mandarina të kalben.

-E njëjta situatë është përsëritur edhe në Korçë.

Kjo lloj situate shkakton humbje të mëdha dhe shqetësimin e fermerëve që nuk orjentohen të prodhojnë sipas nevojave të tregut.

Inflacioni për janarin:

-Inflacioni arriti në 1.9% gjatë janarit të 2019

-Kujtojmë që në 2018, inflacioni ishte 1.7%

Një problem i madh në vendin tonë është lejimi i importeve të produkteve të ndryshme, atëherë kur është kulmi i sezonit në Shqipëri.

Teksa prodhimet shqiptare kalben në fushë, njësitë e shitjes janë mbushur me prodhime të importuara nga Greqia dhe Italia.